75 Mall Live Search
22:45 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Inter ndalet nga Atalanta, “buzëqesh” Juventusi

Inter nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndaj Atalantas.

Në minutën e katërt Lautaro Martinez shënoi për t’i kaluar vendasit në epërsi me asistimin e Lukakut e që ishte rezultati i pjesës së parë.

Gosens ia solli një pikë Atalantas me golin e shënuar në minutën e 75-të, ndërsa Muriel mund t’ia sillte fitoren, por dështoi nga pika e bardhë në minutën e 88-të, shkruan Indeksonline.

Me këtë barazim, Interi shkon në kuotën e 46 pikëve, një më shumë se Juventusi që ka një ndeshje më pak./Indeksonline/