Ushqimet më të mira për t’i ngrënë pas stërvitjes

Vezët janë një ushqim i mirë që duhet të konsumoni pas ushtrimit.
Tërshëra dhe drithërat janë gjithashtu ndër zgjedhjet e tjera të mira. Stërvitja juaj nuk përfundon kur largoheni nga palestra. Zgjedhja e ushqimeve të duhura pas stërvitjes tuaj mund t’ju ndihmojë të arrini qëllimet.
Trupi ka nevojë për marrjen e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave të shëndetshme.
Çfarë të hani pas një stërvitjeje varet nga kohëzgjatja dhe intensiteti i stërvitjes. Lloji i stërvitjes është gjithashtu i rëndësishëm. Ushqimi më i lartë i karbohidrateve është më i dobishmi pas aktiviteteve të qëndrueshmërisë të tilla si vrapi ose çiklizmi që zgjasin më shumë se një orë.
Pas trajnimit të forcës me pesha, është e rëndësishme të konsumoni proteina në kombinim me karbohidrate të moderuar.
Gjithashtu është e rëndësishme të pini sa më shumë ujë. Ja disa nga ushqimet që duhet të konsumoni.
Për marrjen e karbohidrateve: farat chia, manaferrat, mollë, banane, tërshërë, kuinoa, oriz, patate e ëmbël, drithëra kokërr etj. Për marrjen e proteinave: qumësht me çokollatë, gjizë, vezë, kos, pulë, salmon, gjalpë kikiriku etj. Yndyrat e shëndetshme merrini nga: avokado, fara liri, arra, salmoni etj.