Sot 28 vite më parë, Ibrahim Rugova kërkonte pavarësinë e Kosovës në Stamboll

Sot 28 vite më parë, saktësisht në vitin 1992 Ibrahim Rugova kërkonte pavarësinë e Kosovës në Stamboll
28 vite më parë, presidenti historik, Ibrahim Rugova kishte udhëtuar drejt Stambollit, ku nga atje kishte kërkuar nga Turqia që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Po ashtu atje kishte zhvilluar takime me shqiptarët që jetojnë në Turqi, transmeton Indeksonline.

Në Stamboll e kishte pritur, përfaqësuesi i shqiptarëve në Turqi, Kamil Bitis.
Gjatë asaj kohe vetëm se ishin dhënë sinjalet e para të rezistencës shqiptare kundër gjenocidit serb.
Në vitin 1990, deputetë shqiptarë të asaj kohe, kishin miratuar publikisht Deklaratën Kushtetuese, ku Kosova shpallej njësi të veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.
Kjo deklaratë shihet si gurthemel për pavarësinë e Kosovës./Indeksonline/

