75 Mall Live Search
08:47 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Perez: Zidane – një bekim nga parajsa

Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, e ka përshkruar menaxherin Zinedine Zidane si një “bekim nga parajsa” pas triumfit të tij të fundit në Superkupën Spanjolle.

Zidane ka fituar secilën nga finalet e tij si trajner i Madridit, duke marrë kupën e nëntë me një fitore të tensionuar kundër Atlético Madridit në Supercopë të dielën, shkruan Indeksonline.

Real Madridi fitoi 4-1 me penallti pas një barazimi pa gola, falë edhe një ndërhyrjeje nga Federico Valverde ndaj Alvaro Moratas minutat e fundit të kohës shtesë.

Ky ishte titulli i parë i ekspeditës së dytë të Zidane si bosi i Madridit, por Pérez është i sigurt se francezi është i gatshëm të japë suksesin e mëtejshëm.

“Zidane ka shumë trofe dhe ne jemi shumë të lumtur për të. Shpresoj që ai të fitojë më shumë trofe”, ka thënë Perez, siç raportohet nga Marca.

“Zidane ka një marrëdhënie të dashur me Real Madridin. Ai vendosi të pushonte për një vit dhe tani ai është rikthyer me energji të ripërtëritur. Zidane është një bekim nga parajsa!”

“Ne kemi ardhur këtu pa disa lojtarë të shkëlqyeshëm si Hazardi, Benzema dhe Bale”, tha ai. Dhe shtoi: “Zidane ka qenë në gjendje të bashkonte një ekip dhe ne fituam trofeun”.

“Unë mendoj se ne jemi në rrugën për të gjetur veten përsëri pas një rënie të vogël. Njerëz të rinj kanë hyrë që kanë dhënë intensitetin e ekipit dhe ne jemi në një rrugë të mirë.”

“Ne e sollëm Courtoisin këtu, sepse besojmë se ai është portieri më i mirë në botë dhe ai ka qenë. Ai ishte një nga lojtarët kryesorë në fitore”, tha Perezi. /IndeksOnline/