75 Mall Live Search
10:28 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Jetë luksi, Ermali mbush bateritë, para se të nisë “boom”-in e 2020-s

Ermal Fejzullahu vazhdon të shijojë pushimet luksoze në Maldive. Bashkë me gruan dhe fëmijët, këngëtari i njohur kosovar po gëzon pushimet e merituara.

Para se të nisej në ishullin luksoz, Ermali i mbushi sallat e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, e kudo në Evropë.

Por, Ermali nuk e ka në plan të ndalet. Projekte e koncerte të ndryshme e presin atë menjëherë pas rikthimit.

Ermali mbetet një nga ata këngëtarë që kurrë nuk ka pushuar së punuari, dhe duket që edhe 2020-a pritet të jetë njëjti./Indeksonline/