Gjumi i keq gjatë natës mund të rrisë proteinën Alzheimer në trupin tuaj

Vetëm një natë pa gjumë ngre nivelin e një proteine të lidhur me sëmundjen e Alzheimerit në gjakun e personave të rinj.
Vendosja e zakoneve të mira në lidhje me gjumin mund të ndihmojë që ta shmangni gjendjen, shkruan Indeksonline.
Jonathan Cedernaes në Universitetin Uppsala në Suedi dhe kolegët e tij ftuan në një klinikë gjumi 15 të rinj të shëndetshëm me një moshë mesatare 22 vjeç. Ata matën nivelet e tau në gjakun e tyre një herë pasi të flinin dhe përsëri pas një nate pa gjumë.
Pas natës pa gjumë, ata kishin rritje mesatare prej 17 përqind të niveleve tau në gjakun e tyre, krahasuar me një rritje prej 2 përqind pas gjumit të natës së mirë.
“Nevojiten më shumë hulumtime për të konfirmuar se privimi i gjumit e rrit tau në tru, pasi nivelet në gjak nuk janë domosdoshmërisht indikatorë të trurit”, thotë Cedernaes.
Ai tha se nëse tau me të vërtetë grumbullohet në trurin e të rinjve pas privimit të gjumit, provat klinike duhet të testojnë nëse gjumi ndihmon për të ngadalësuar ose parandaluar këtë gjë./Indeksonline/