Afrikani më i pasur, i bindur: Rreth vitit 2021 do të blej Arsenalin

Futbolli ndiqet kudo dhe Premier League, veçanërisht është për momentin kampionati më i ndjekur në gjithë botën.
Liverpooli dhe Manchester United-i janë ekipe mitike, Manchester City dhe Chelsea kanë dominuar vitet e fundit. Por në Afrikë, është Arsenali ekipi më i ndjekur dhe simpatizuar.
Gjatë viteve, veçanërisht me Arsene Wengerin, ky ekip ka mirëpritur shumë lojtarë nga Kontinenti afrikan, duke fituar shumë fansa në atë kontinent ku shumë plagë të historisë ende nuk po “cikatrizohen”.

Por njëri prej tyre, ka dëshira të mëdha, që shkojnë në paralelisht me mundësitë që ka. Ai do të jetë jo vetëm një fans, por pronar i Arsenalit. Nuk është thjesht një fantazi, kur bëhet fjalë për Aliko Dangote, njeriun më të pasur të Afrikës.
Ai ka deklaruar për Bloomberg Tv se objektivi i tij është të blejë ekipin për të cilin bën tifo brenda vitit 2021. “Kam disa biznese që vlejnë deri në 20 miliardë dollarë për momentin. Në momentin që do të rregulloj biznesin tim, patjetër që do t’ i drejtohem Arsenalit”, tha sipërmarrësi nigerian 62- vjeçar.