75 Mall Live Search
09:45 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Tenistja serbe detyrohet ta lërë meçin në “Australian open”, shkak ndotja e ajrit

Niveli i ndotjes së ajrit në Australi është në shkallë të madhe.

Zjarret e shumta që kanë pushtuar Australinë kohët fundit ka bërë që ajri të arrijë shkallën më të dobët të cilësisë ndonjëherë.

Për këtë, ka ardhur edhe “viktima” e parë në turneun prestixhioz të tenisit, “Australian open”, shkruan Indeksonline.

Tenistja serbe, Dalila Jakupoviq është detyruar ta linte meçin për shkak të ajrit të rëndë.

Jakupoviqi ka kërkuar së pari ndihmë mjekësore për problemet me frymëmarrje, para se të binte në gjunjë në setin e dytë.

Ajo nuk ishte në gjendje të vazhdonte meçin, duke u detyruar të shkonte në spital./Indeksonline/