75 Mall Live Search
11:11 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

William Walkeri i shkon për vizitë Albin Kurtit

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, ka arritur në zyrat qendrore të LV-së në Prishtinë aty ku për pak pritet që të takohet me kreun e partisë, Albin Kurti.

Walker një ditë më parë ishte takuar në LDK edhe me nënkryetaren e kësaj partie, Vjosa Osmanin, ndërsa ka folur edhe për mundësinë  e krijimit të koalicionit LDK – LV. /T7/

Ai është shprehur optimist se koalicioni midis dy partive mund të ndodhë.

Përveç Walkerit dje në LDK ka shkuar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Phlip Kosnett. Ai ka përsëritur kërkesën e SHBA-së që sa më shpejt të krijohen institucionet e reja.