Bayerni dhe Audi vazhdojnë të ardhmen së bashku

FC Bayerni dhe Audi po shkojnë së bashku drejt të së ardhmes. Kampionët gjermanë dhe prodhuesi i automjeteve premium me bazë në Ingolstadt kanë punuar së bashku 17 vjet dhe tani kanë zgjatur kontratën e tyre deri më 30 qershor 2025.
Audi kështu mbetet partneri ekskluziv i automobilave i FC Bayern. Zgjatja e kontratës, gjithashtu sheh që përmbajtja e partneritetit të zgjerohet, transmeton IndeksOnline.
Elektrifikimi dhe marketingu inovativ, do të jenë fushat kryesore strategjike të përqendrimit në të ardhmen. Për të nënvizuar këtë, është rënë dakord që të gjithë lojtarët e skuadrës së parë të FC Bayern të marrin një Audi e-tron plotësisht elektronik në vitin 2020.
Drejtori i përgjithshëm i FC Bayern München AG Karl-Heinz Rummenigge tha: “Jam shumë i lumtur për shtrirjen e hershme të partneritetit tonë me Audi. Për FC Bayern, kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm strategjik për të ardhmen. FC Bayern dhe Audi tani kanë punuar së bashku për më shumë se një dekad e gjysmë në një mënyrë të besueshme, të sinqertë dhe të dobishme për të dy markat. Tani është e siguruar që ky partneritet do të vazhdojë për gati 10 vjet të tjera. “
Partneriteti i FC Bayern me Audinë filloi më 2002 në një bazë të pastër sponsorizimi. Në vitin 2011, Audi gjithashtu u bë aksionar në FC Bayern München AG. Që atëherë, ka pasur shumë fushata, nisma dhe ngjarje të përbashkëta. Një pikë e veçantë është padyshim Audi Cup, një nga turnet më prestigjioz para-sezonit në Evropë, i cili tashmë është inskenuar gjashtë herë në Allianz Arena.