75 Mall Live Search
16:01 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Prezantohet Setien, premton shumë tituj te Barcelona

Quique Setién u prezantua të martën pasdite si trajner i ri i Barcelonës.

Ish-trajneri i Betisit ka thënë se do të tentojë të fitojë çdo kupë të mundshme ku garon Barcelona. Ai e ka quajtur privilegj të ketë në skuadër Messin.

“Ju kam thënë djemve se duhet të fitojmë gjithçka që është e mundshme të fitohet. Ky klub gjithmonë ka këtë synim dhe mendoj se kemi lojtarë për të arritur këto synime.

Të kesh në skuadër Messi është diçka unike dhe privilegjuese. Ndoshta mund të luajm me 4-3-3 apo 4-4-2, e rëndësishme do të jetë se filozofia e skuadrës nuk do të ndryshojë” ka thënë Setien./Indeksonline/