75 Mall Live Search
16:19 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Irina Shayk plot stil, shkëlqen në këtë paraqitje

Irina Shayk njihet në të gjithë botën si një nga modelet më atraktive dhe më të kërkuara, në botën e modelimit.

Ajo vazhdimisht fokusohet nga mediat rozë për shkak të paraqitjeve që bën, por edhe për jetën e saj private, shkruan Indeksonline.

Modelja kishte qenë në lidhje me futbollistin Cristiano Ronaldo, pastaj me aktorin e njohur Bradley Cooper, me të cilin ka një vajzë.

Tanimë ajo është ‘single’ dhe vazhdon angazhimet e saj në fushën e modelimit.

Së fundmi ajo ka pozuar për markën e njohur ‘Burberry’, ku është shfaqur përplot stil duke reklamuar modelet e fundit të këtij brendi të njohur. /Indeksonline/