Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë veturat zyrtare po i zëvendëson me ato elektrike

Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë ka bërë të ditur se është duke zëvendësuar veturat zyrtare me vetura elektrike ose hibride, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të zvogëluar ndikimin e saj të karbonit dhe të bëhen “shërbimi më i gjelbër diplomatik në botë”.
Në një postim të bërë në faqen zyrtare Facebook Ambasada Britanike në Prishtinë thuhet tashmë ka larguar nga përdorimi afër 80% të plastikave për një përdorim.
“Po punojmë me partnerët tanë zbatues për të zvogëluar plastikën për një përdorim në projektet e financuara nga Ministria e Punëve të Jashtme”, thuhet në njoftim./Indeksonline
(FOTO ILUSTRIM)