75 Mall Live Search
20:22 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

“LDK e ka rastin të dëshmoj që njëmend e do ndryshimin, e jo egon politike”

Njohësi i çështjeve politike, Artan Murati, pas ofertës përfundimtare të Lëvizjes Vetëvendosje për Lidhjen Demokratike të Kosovës ka thënë se kjo e fundit e ka rastin të  dëshmoj që njëmend e do ndryshimin, e jo egon politike, shkruan IndeksOnline.

Murati ka shtuar se është momenti i duhur për t’i dhëne udhë kësaj pune: ose bashke-qeverisje, ose alternativa tjera.

Postimi i plotë:

“Situata mes VV e LDK ka filluar te marre tone qesharake. Pra, eshte momenti i duhur per t’i dhene udhe kesaj pune: ose bashke-qeverisje, ose alternativa tjera.

Veprimi i VV-se me 26 dhjetor me propozimin e Kryeparlamentarit, dhe votimi i LDK-se per ate propozim, ndonese shume pozitiv pasiqe i hapi rruge konstituimit te Kuvendit, ne aspektin politik ka qene hap i gabuar i VV-se. Kjo ka ndikuar ne rritjen e apetiteve te LDK-se, qe edhe ashtu ishin goxha te larta. Megjithate, cka ka ndodhur nuk mund te cbehet. LDK e ka rastin te deshmoj qe njemend e do ndryshimin, e jo egon politike. E VV, sa me shume qe do te kaloj kohe ne pushtet, aq me shume do te transformohet e piqet politikisht.

Ne cfaredo rrethane, konsideroj qe ideja per zgjedhje te reja eshte jorelevante dhe krejtesisht e panevojshme. Zgjedhjet ishin te mira. Rezultati i qarte. Aleancat politike ne Kosove nuk mund te behen me subjekte nga planete tjera. Ka plane B, C e te tjera, nese A-ja nuk funksionon assesi”, ka shkruar Murati./IndeksOnline/