75 Mall Live Search
20:59 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Haki Abazi: LDK-së do t’i shtohet përkushtimi i LVV për postin e Presidentit

Haki Abazi deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se është oferta e fundit e procesit negociues që i është bërë të martën në mbrëmje Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Abazi në “Debat Plus” ka thënë se që nga 23 dhjetori kanë  ndryshuar rrethanat e diskutimeve me palën negociuese.

Ai ka thënë se situata e krijuar pas 26 dhjetorit kur u zgjodh Glauk Konjufca në krye të Kuvendit e ka krijuar një momentum të ri për shtimin e dy ministrive ku njëra nga to do t’i shtohet LDK-së e tjetra me Kushtetutë u takon minoriteteve.

“Në fakt pas 23 dhjetorit ku ishte diskutimi i fundit për përgatitjet e konstituimit të  Kuvendit që të shkojmë me një marrëveshje me LDK –në dhe nuk ndodhi. Stërzgjatja e numërimit të votave na ka sjellë në këtë gjendje, dhe 26 dhjetori ishte momenti kur filloj krijimi i institucioneve dhe ne ishim të detyruar që të krijohet Kuvendit, pasi u zgjodh z.Glauk Konjuca krye parlamentar dhe të dy palët kanë mbetur mbrapa qëndrimit që të negociohet ende”, ka thënë ai.

Abazi shtoi se me ofertën e re LDK-së do t’i shtohet përkushtimi i LVV për postin e Presidentit.

“Kjo ndodhi pas takimeve që rifilluan pas Vitit të Ri. Oferta që ka bërë LVV, me kërkesën e LDK-së, që të bëhet oferta duke bërë që LDK-së do t’i shtohet përkushtimi i LVV për postin e Presidentit dhe ndarja e ministrive të bëhet me një ndryshim nga ai i 23 dhjetorit. LDK do të ketë 6 ministri e ne 5”, ka thënë ai./IndeksOnline/