75 Mall Live Search
09:29 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Kurti hap vizitat, bën homazhe në Reçak

Në 21- vjetorin e Masakrës së Reçakut, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë homazhe në varrezat e Reçakut.

Kurti i shoqëruar nga deputetët e tjerë të tjerë, ka hapur i pari vizitën në Reçak.

Kujtojmë se sot janë bërë 21 vjet, që kur Reçaku i Shtimes u trondit nga një masakër e madhe që u krye nga forcat ushtarake serbe.

Lidhur me masakrën në Reçak kishin reagur shumë liderë të shteteve të  mëdha.

Një nga dëshmitarët e këtij krimi kishte qenë edhe ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker.

Ndërkaq, sot Reçakun pritet ta vizitojnë edhe shumë liderë të tjerë të vendit. /IndeksOnline/