75 Mall Live Search
10:58 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Meta: Masakra e Reçakut është masakër kundër njerëizimit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ishte në mesin e personaliteteve që sot bënë homazhe për 21 vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Meta e quajti Masakrën e Reçakut krim kundër njerzimit, ai u shpreh se ishte kjo sakrificë që solli drejtësi ndërkombëtare, dhe se sot është koha për të kujtuar këtë ngjarje, të rënët e lirisë dhe për të kujtuar të gjitha ata që ndihmuan për liri dhe pavarësi, shkruan Indeksonline.

“Masakruar e ndodhur barbarisht 21 vite më parë, nuk mund të përmbyllet më saktë se me tri fjalë të Ambasadorit Walker, si krim kundër njerizimit, ishte kjo një sakrificë e pashembullt e popullit të Reçakut, për të kërkuar një zgjidhje për Kosovën dhe më vonë ndërhyrjes së Natos”, deklaroj Meta.  

“Çdo përpjekje për të mohuar këtë masakër është rrezik drejt dhunës. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar drejt të ardhmes evropiane dhe të sigurohemi që ngjarjet e tilla të mos përsëriten më”, përfundoj Meta./Indeksonline/