75 Mall Live Search
12:53 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Mbrëmë Lëvizja Vetëvendosje shpalosi ofertën e fundit që ia bëri Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërsa, sot në selinë kryesore të LDK-së në Prishtinë ka nisur të mblidhet kryesia, në krye me Isa Mustafën.

IndekSonline mëson se kjo mbledhje vjen pas ofertës së VV-së, ku pritet të shqyrtohet.

Ndryshe, menjehërë pas kësaj oferte, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, u tregua i ashpër kundrejt VV-së.

Veliu përmes një shkrimi të bërë në Facebook tha se angazhimi dhe veprimet e ditëve të fundit të VV-së nuk janë një përpjekje serioze për ndërtimin e institucioneve dhe arritjen e marrëveshjes me LDK-në për të bashkëqeverisë mbi bazën e fuqisë së votës./Indeksonline