75 Mall Live Search
16:02 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Agim Ademi nga sot nuk duhet të jetë kryetar i FFK-së

Sot 4 vite më parë ishte zgjedhur kryetari i FFK- së legjenda e futbollit, Fadil Vokrri i cili ka ndërruar jetë me 9 qershor 2018.

Pas vdekjes së Vokrrit, vendin e tij me 6 Korrik 2018 e mori Agim Ademi, i cili sipas Statutit neni 33.pika 4 është zgjedhur për mandatin e mbetur të ish-kryetarit Vokrri.

Por, në bazë të statusit, Agim Ademit sot i ka skaduar mandati

Çdo nenshkrim i tij pas kësaj date mund të përbën shkelje penale.
Ademi, duke pretenduar se ka mandat 4 vjeçar nuk shpalli zgjedhjet në FFK për pozitën e kryetarit, por vetem për Komitet Ekzekutiv.

Praktikë të tillë nuk e ka asnje Federatë vendore e as nderkombëtare, madje as UEFA e FIFA.

Sipas Statutit, Agim Ademi vetëm edhe sot ka patur të drejt që deri në ora 16:00, të nënshkruaj për FFK.

Nga nesër prezantimi dhe nenshkrimi i tij si kryetar i FFK-së perbën shkelje ligjore dhe Statutore./Indeksonline/