75 Mall Live Search
22:36 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Manchesteri shumë pa fat, fiton ndeshjen por humb Rashfordin

Manchester United ka kaluar në fazën 1/16 të FA Cup.

Djajtë e Kuq, në ndeshjen e dytë mposhtën Wolvesin me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm këtë ndeshje e shënoi Juan Mata në minutën e 67-të, shkruan Indeksonline.

Sfida e parë në shtëpinë e “ujqërve” kishte përfunduar pa gola.

Por përkundër fitores, Manchesteriit në këtë ndeshje iu lëndua ylli i skuadrës, Marcus Rashford.

Në rundin tjetër, Djajtë e Kuq do të takohen me fituesin e ndeshjes, Watford – Tanmere. /IndeksOnline/