75 Mall Live Search
22:43 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Juventusi bën edhe pa Ronaldon, kalon në çerekfinale

Juventusi ka kaluar lehtësisht në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Zonja e Vjetër ka mposhtur Udinesen me rezultat 4-0 në ndeshjen që u zhvillua në “Allianz Stadium”.

Dybala shënoi dy gola në këtë ndeshje (26′ nga penalltia dhe 57′), një gol e realizoi Higuain (16′), ndërsa golin e fundit Duglas Costa (61′ nga penalltia).

Në rundin tjetër, Juventusi do të luaj me fituesin e ndeshjes Roma – Parma. /IndeksOnline/