75 Mall Live Search
09:48 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Një mbrojtës, golashënuesi më i mirë i Milanit këtë sezon

Transferimi i Theo Hernandezit gjatë afatit kalimtar të verës ka qenë lëvizja më e mirë e Milanit në merkato.

Francezi edhe pse një mbrojtës, aktualisht është golashënuesi më i mirë i skuadrës kuq e zi, shkruan Indeksonline.

Ai ka shënuar katër gola në Serien A dhe një në Kupën e Italisë, aq sa ka edhe Piateku, ku gjysmën i ka shënuar nga penalltia.

Megjithatë, nga janari “baba” i sulmit të Milanit është Zlatan Ibrahimoviqi. /IndeksOnline/