Genta Ismaili publikon pamje, duke u “rrahur” me të dashurin e saj turk
Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, po e jeton një romancë të lumtur dashurie.
Madje, krijuesja e shumë hiteve duket se “shkrihet” e tëra pas mashkullit i cili duket se i ka pushtuar zemrën, shkruan Indeksonline.
Ajo dhe biznesmeni i suksesshëm turk Hysein Usta, tash e sa kohë po dalin hapur pranë njëri-tjetrit.
Së fundmi Genta ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram disa video ku shihet duke u argëtuar me të dashurin, teksa po testonin aftësitë e tyre në “karate”.
Duket se ata po e shijojnë secilin moment pranë njëri – tjetrit. /Indeksonline/