75 Mall Live Search
12:35 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Para 35 vjetësh, borë me trashësi deri 1 metër, në Kosovë, temperaturat minus 29 gradë

Derisa në vendin tonë, ani pse mesi i muajit janar, po mbanë mot i thatë, pa reshiu shiu e bore. Ndërsa, Prishtina Weather, na sjellë përmes disa dokumenteve (raportime dhe fotografi të gazetës Rilindja) dhe të dhënave se si ishin temperaturat pikërisht në këtë periudhë kohore, para 35 vjetësh, transmeton IndeksOnline.

Ky është postimi:

Pikërisht para 35 vjetëve, në pjesën e parë të muajit janar, mbi vendin tonë, rajon dhe disa pjesë të Evropës një stuhi polare solli acar dhe reshje të mëdha bore. Më 13 janar 1985 u regjistruan edhe disa nga temperaturat më të ulëta në vend.

Më poshtë po sjell disa raportime dhe fotografi në gazetën “Rilindja” gjatë atij muaji, të cilat këto ditë i gjeta në arkivin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Sipas raportimit të gazetës më 14 janar 1985, Prishtina cilësohej si vendi më i ftohtë në Evropë.

Temperaturat minimale që u regjistruan më 13 janar të vitit 1985 në vendin tonë janë si vijojnë më poshtë:
Prishtinë – -27.2C,
Pejë – -24.8,
Gjakovë – -28C më 12 dhe 13 janar,
Istog – -25C,
Klinë – -30.8C,
Dragash – -20C,
Prizren – -23.6C,
Mitrovicë – -29C,
Ferizaj – -28.1C

Sipas matjeve në tri stacionet kryesore të Kosovës trashësia e borës kishte arritur në:
Prishtinë – 44cm
Pejë – 99cm
Prizren – 85cm

Duhet të theksohet se atë vit edhe muaji shkurt ishte i ftohtë dhe se kishte edhe mbi 5 ditë temperatura të ulëta nën -20C