75 Mall Live Search
13:09 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Aksidente të shumta sot, një veturë rrotullohet në rrugën Klinë-Gurrakoc

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Klinë-Gurrakoc të Istogut.

Vetura është rrotulluar duke përfunduar kështu jashtë rrugës.

Nuk dihet për të lënduar, por që në vendin e ngjarje tashmë kanë arritur edhe njësitë e policisë, transmeton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që sot ka pasur një numër të madh të aksidenteve, që në orët e para të mëngjesit. Vozitësit luten për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes së tyre në komunikacion./Indeksonline/