75 Mall Live Search
10:11 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Mustafa, kërkon zbardhjen e vrasjes së Smajl Hajdaraj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka përkujtuar veprimtarin e kësaj partie Smajl Hajdaraj në 18-vjetorin e rënies.

“Sot, bëhen 18 vjet nga momenti tronditës i vrasjes së njërës prej figurave më të rëndësishme të LDK-së, ish-deputetit të Parlamentit të Kosovës, Smajl Hajdaraj. Në 18- vjetorin e vrasjes, shprehim dhimbjen e thellë për humbjen e tij. Smajl Hajdaraj, komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Rugovës, luftoi me vendosmëri dhe trimëri kundër pushtuesit serb”, ka thënë Mustafa.

Sipas Mustafës, Hajdaraj gjatë gjithë jetës së tij, ishte i pathyeshëm si personalitet, aktivist i rrugës për liri dhe demokraci dhe tregoi shembullin më të mirë të një njeriu që për brezat e ardhshëm do të mbetet model se si mbrohet dhe duhet atdheu.

Smajl Hajdaraj u vra para hyrjes së banesës së tij në Pejë, e që sipas Mustafës rruga e drejtë dhe aktiviteti i tij prej atdhetari u pengoi qarqeve antikombëtare duke ia ndalë në gjysmë rrugën e nisur për liri.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, në këtë përvjetor e përkujton më nder dhe krenari, Smajl Hajdarjn, dhe në të njëjtën kohë vazhdimisht kërkon nga organet e drejtësisë, që të zbardhen të gjitha rastet e vrasjeve pas luftës të vepritarëve të LDK-së, e po ashtu edhe rasti i Smajl Hajdarajt dhe autorët e krimit të marrin dënimin e merituar”, ka thënë Mustafa.