75 Mall Live Search
11:02 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Këngëtarja e njohur paditet për vjedhje të këngës

Ariana Grande është paditur për vjedhje të këngës “7 Rings” nga Josh Stone.

Stone tha se 2 vite më parë e kishte publikuar këngën “You Need it, I got it”, dhe se këngët janë të ngjashme, shkruan Indeksonline.

Josh Stone këngën e tij e publikoi në vitin 2017.

Ai po kërkon fitime nga kënga e Arianës, dhe një urdhër të gjykatës që kënga e saj të fshihet.

Nuk është hera e parë që Ariana Grandë është përballur me lgijin për këtë këngë, pasi që më parë reperja Princess Nokia pretendonte se kënga dukej e ngjashme më të sajën “Mine”./Indeksonline/