KF Llapi me trajner kondicional turk

KF Llapi ka arritur të angazhoj në kuadër të stafit teknik, trajnerin kondicional nga Turqia, Mustafa Serdar Basaran i cili tek Llapi vie me një CV tejet të pasur, pasi ka qenë në shumë klube të mëdha në Evropë.
Trajneri kondicional është angazhuar menjëherë me klubin në Durrës dhe qëllimi i tij është që futbollistët e Llapit të jenë fizikisht të përgaditur për stinorin e ri pranveror. Ai do jetë pjesë e ekipit llapjan për periudhën kohore të 6 muajve në vijim.
41 vjeçari në karrierën e tij ka punuar në klube me emër në Turqi. Ai në edicionin e fundit ka qenë pjesë e NK Çelik në Bosnie-Hercegovinë, pastaj tek Instanbulspor dhe Adanaspor në Superligën turke, Adanademirspor FK, Denizlispor FK, në Kombëtaren e Turqisë gjatë fazës përgaditore.