Avdijaj mbeti pa skuadër por e mori vëmendjen e klubit skocez

Donis Avdijaj sot u konfirmua se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës turke Trabonzspor, pasi që ka shkëptur kontratën me klubin e deri tanishëm.
Mirëpo siç duket nuk do të mbetet për shumë kohë futbollist i lirë kjo pasi që për të ka shprehur interesim skuadra Hearts, nga Skocia.
Mediumi “Edinburgh Neës” ka bërë të ditur se trajneri i Hearts po dëshiron më shumë shpjetësi në sulmin e tyre andaj sulmuesi kosovar po shihet si mundësi mjaftë e mirë.
Por për Donisin kanë shprehur interesim edhe disa klube turke, andaj mbetet të shihet se cilën skuadër do ta zgjedh për vazhdimin e karrierës së tij./Indeksonline/.