Ermal Mamaqi ka një lajm të rëndësishëm për shoqet e nënës së tij

Ermal Mamaqi më 29 janar do të lansojë filmin “I love Tropoja”.
Ai së fundi postoi në video në Instagram, ku tha se nëse dikush është shoqe me mamin e tij, do të fitojë një biletë për në Pallatin e Kongreseve, shkruan Indeksonline.
Por Ermali ka një kusht. Ai thotë se këtë gjë duhet ta vërtetojë duke pirë kafe më mamin e tij, dhe duke bërë një video duke thënë “I LOVE TROPOJA”.
“Je shoqe me mamin tim?!!!
Vërtetoje këtë duke pirë kafe me mamin dhe më dërgo një video duke thënë I LOVE TROPOJA dhe bëhu fitues i një bilete për në Pallatin e Kongreseve.
Por me një kusht, kafen e paguani vetë.
Shënim i parëndësishëm: Mami im pi vetëm të ftohta”, ka shkruar Ermali./Indeksonline/