Besart Berisha i pamëshirshëm, shënon dy gola dhe shpallet lojtari i ndeshjes
Western United ka shënuar fitore ndaj Central Coast Mariners me rezultat 3:0.
Besart Berisha arriti të realizonte dy gola duke u shpallur lojtari i ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Sipas “Sofascore” kosovari u vlerësua me notën 8.5, më të lartën nga të gjithë.
Berisha vazhdon të jetë në garë për golashënuesin e sezonit ku ka 9 gola, 4 më pak se Maclaren i cili i prin listës./Indeksonline/