Legjenda e Manchesterit, gati sa s’e thyen tavolinën pas huqjes së Martialit

Manchesteri mbrëmë u mposht nga Liverpooli me rezultat 2-0 në ndeshjen e Premierligës.
Anthony Martial kishte një rast shumë të mirë për të barazuar rezultatin por nuk arriti të qëllonte në portë.
Kjo e nervozoi shumë legjendën e United-it, Gary Neville, që ishte në stadium duke analizuar ndeshjen.
Ai goditi fot tavolinën dhe u pa shumë i nervozuar pas këtij rasti.
Gary Neville’s reaction to Martial’s miss. He’s fuming! #MUFC [Sky] pic.twitter.com/TkUrvRM9be
— United Xtra (@utdxtra) January 19, 2020
Roy Keane , gjithashtu pati kritika në Martial në një mënyrë shumë më publike, duke sugjeruar se ai nuk është aq i mirë sa të luajë për Djajtë e Kuq.
“Kjo përmbledh karrierën e tij me pak fjalë. Ju e keni arritur atë objektiv. Kjo është arsyeja pse ai nuk është aq i mirë sa duhet për United-in”, tha më vonë irlandezi në studio.”Ai moment e përmblodhi atë”. /IndeksOnline/