Vetëvendosje thotë se nuk e kanë marrë ende ftesën e Thaçit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ftuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të pranuar dekretin e mandatarit për formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Zyra për Informim e Presidencës konfirmoi për KosovaPress e ftesa vlen për ditën e sotme në ora 12:00.
Ndërsa nga Zyra për Media e Lëvizjes Vetëvendosje i thanë KosovaPress-it se ende nuk e kanë pranuar një ftesë të tillë.
Nga kjo zyre nuk thanë nëse Kurti do të shkojë në presidencë, por nuk e kanë mohuar një takim të tillë.
Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi sot në mënyrë të shkruar emrin e Albin Kurtit për mandatar për kryeministër.