Presidenti Thaçi dërgon në Kuvend, dekretin për mandatimin e Albin Kurtit

Sot nuk do të ketë takim midis presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe të propozuarit për mandatar, liderit të VV-së, Albin Kurti.
Kjo është konfirmuar për Indeksonline nga Zyra e Presidentit.
Nga kjo zyrë kanë kontaktuar përmes telefonit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe atje nuk kanë shprehur gatishmërinë që të pranojnë personalisht dekretin e presidentit për caktimin e mandatarit, siç ishte praktikë e mëhershme.
Si rrjedhojë, dekreti i presidentit me emrin e kandidatit për kryeministër do t’i përcillet tashti zyrtarisht Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të propozuarit të Lëvizjes Vetëvendosje./Indeksonline/