Thaçi publikon dekretin, që ia dërgoi Kuvendit me emrin e kandidatit për kryeministër

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka konfirmuar se ka pranuar propozimin për mandatar të Qeverisë.
Ai përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare Facebook, ka mirëpritur këtë akt, hap të cilin e quan të rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja, ndërsa shton se nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ndërsa ka shtuar se dekretin presidencial me emrin për kandidat për kryeministër e ka dërguar në Kuvend.
“Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, dekretin presidencial me emrin e kandidatit për kryeministër e dërgova zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar presidenti Thaçi./Indeksonline
