75 Mall Live Search
18:47 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Absurde, Drejtoresha e Arsimit në Kamenicë tallet me kërkesën e arsimtares

Ushtruesja e Detyrës së Drejtoreshës së Arsimit, Mirhane Morina është tallur me kërkesën e një arsimtareje.

Mësimdhënësja ishte shprehur e pakënaqur se e kishin sistemuar në bibliotekë dhe kishte kërkuar që të rikthehej në pozicionin e mësimdhënëses, transmeton Indeksonline.

Përkundër që mësimdhënësja kishte bërë gabime drejtshkrimore, mënyra se si i është përgjigjur ushtruesja e detyrës lë shumë për të dëshiruar.

Morina ishte munduar që t’i tregonte gabimet drejtshkrimore mësimdhënëses, por edhe vetë në përgjigjen e kthyer kishte bërë gabime drejtshkrimore.

Mbi të gjitha, Morina e ka për detyrë ta marr në shqyrtim kërkesën si fillim dhe nuk është detyrë e saj t’i tregoj një arsimtare se si të shkruaj.

Muajt e fundit, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka filluar një reformë në arsim. Por me mënyrën se si po sillet drejtoresha do të jetë e vështirë që të bëjë reforma./Indeksonline/

Image may contain: text