Ushtari amerikan që shërbeu në KFOR komenton marrëveshjen ajrore Kosovë-Serbi

Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e SHBA-së, të linjës ajrore Prishtinë-Beograd, është mirëpritur nga të gjitha palët.
Lidhur me këtë çështje është deklaruar edhe presidenti amerikan, Donald Trump. Ai, përmes një postimi në Facebook e Twitter, e ka quajtur arritje të madhe këtë marrëveshje, e arritur me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA për Kosovën, Richar Gernell.
“Të gjithë thanë se nuk do të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë do të këtë linja direkte ajrore në mes të Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit për @WHNSC, ambasador Robert O’Brien dhe ambasador @RichardGrenell!”, ka shkruar Trump.
Ky shkrim i Trumpit ka marrë qindra komente. Njëri prej tyre është edhe një ish-ushtar amerikan i cili kishte shërbyer në Republikën e Kosovës. Bëhet fjalë për Lee Walker, i cili mirëpriti këtë marrëveshje, transmeton Indeksonline
“Unë isha në KFOR-i kur Kosova shpalli pavarësinë. Është mirë t’i shohësh palët duke ecur përpara në paqe”, ka shkruar ai.

