75 Mall Live Search
12:49 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Erëzat, që shkrijnë dhjamin po aq shpejt sa aktiviteti fizik dhe dietat

Edhe pse zakonisht i përdorim erëzat për të përmirësuar shijen e pjatave të ndryshme, duhet të dini që shumë prej tyre përmbajnë antioksidantë, vajra esencialë dhe përbërës të tjerë kryesorë që lehtësojnë rënien nga pesha. Konsumi i tyre i përditshë përmirëson aktivitetin metabolik, mban nën kontroll urinë dhe redukton indin dhjamor. Ja cilat janë 6 erëzat që djegin kaloritë po aq shpejt sa aktiiviteti fizik.

1.KANELLA: Përveçse u jep një shije karakteristike ëmbëlsirave, kosit apo tërshërës, kanella është gjithashtu një aleat i shkëlqyer për të luftuar mbipeshën dhe vështirësitë metabolike. Ajo përmban përbërës aktivë që ndihmojnë në rregullimin e niveleve të glukozës në gjak.Nga ana tjetër, duhet thënë se një lugë gjelle kanellë ( e tretur në ujë ose çaj jeshil) ndihmon për të zgjatur ndjenjën e ngopjes.

2.Shafrani i Indisë: Vlerat ushqyese dhe medicinale të shafranit janë përdorur që në kohërat e lashta në shumë kultura në të gjithë botën. Përdoret pothuajse në të gjitha kuzhinat dhe është një përbërës i rekomanduar në shumë dieta. Ai ka në përmbajtjen e tij kurkuminë, një pigment antioksidues që ngadalëson rritjen e indit dhjamor. Kjo substancë, përveç polifenoleve të saj, lehtëson shkrirjen e yndyrnave dhe parandalon obezitetin

3.XHINSENGU: Keni kohë që merreni me aktivitet fizik, po ndiqni një regjim të shëndetshëm ushqimor, por peshorja nuk tregon asnjë ndryshim? Atëherë keni para jush dy opsione: të ndërroni peshoren ose të shtoni xhinseng në vaktet tuaja. Ne u rekomandojmë këtë të dytën. Falë përbërësve të tij aktiv, kjo erëz popullore përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ndihmon në rregullimin e niveleve të glukozës në gjak. Përveç kësaj, bllokon urinë nervore dhe shpejton metabolizmin; në këtë mënyrë DO të digjni më shumë kalori.

4.Piperi i zi: Piperi i zi, një nga erëzat më të përdorua në të gjithë botën, ka një efekt të shkëlqyer jo vetëm mbi ushqimin, por edhe organizmin. Ai përmban një substancë të njohur si piperinë e cila përveç që i jep aromën e saj pikante, bllokon formimin e qelizave të reja të yndyrës. Së bashku me kapsicinën dhe substancat e tjera, ndihmon në djegien e një sasie të konsiderueshme të kalorive.

5.ROZMARINA: E mbani mend herën e fundit kur keni përdorur rozmarinë, me siguri keni qenë duke gatuar mish ose peshk. Por e dini që ajo mund të përdoret edhe për të shkrirë kilogramët e tepërt? Rozmarina është një nga erëzat me më shumë veti antioksiduese dhe antiinflamatore që ndikon drejtpërdrejt në sistemin gastrointestinal duke përmirësuar ndjeshëm tretjen. Frenon urinë nervore dhe ndihmon në ekuilibrimin e niveleve të glukozës në gjak.

6.Xhenxhefili: Xhenxhefili është bërë i njohur në të gjithë botën për efektin e tij detoksikues. Përbërësi i tij kryesor, gingeroli, prodhon një efekt termogjen në trup që përshpejton metabolizmin. Ai gjithashtu përmban antioksidantë dhe substanca antiinflamatore që eliminojnë lëngjet e tepërta në trup dhe toksinat e ndryshme.