Rrihen mes vete dy persona, bëhen për spital
Policia e Kosovës ka arrestuar në fshatin Gllamnik të Podujevës dy persona pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete.
Si pasojë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.