75 Mall Live Search
16:24 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Analisti Vela: Nëse shkohet në zgjedhje, populli do t’i ndëshkojë partitë që janë shkaktare të lojës politike

Kryesia e LDK-së ka dy orë që është duke zhvilluar mbledhje, drejtuar nga kryetari, Isa Mustafa.

Derisa ky subjekt politik po bën kalkulimet nëse duan t’i thonë “po” koalicionit me VV-në, analisti kosovar, Blerim Vela përmes një shkrimi të bërë në llogarinë Facebook ka shkruar bastet që pamundësojnë arritjen e marrëveshjes.

Ky është postimi i tij (pa ndërhyrje):

Ne njeren ane, fillimisht LDK veri bastin se mund te nxjerr nga LVV dy nga tri pozitat kyce shteterore ne kohen kur LVV i ofronte udheheqjen e Kuvendit dhe ndarje te barazpeshuar te pozitave ne qeveri. Tani LDK kerkon vetem Presidentin dhe ne nderkohe kryesimin e Kuvendit pas zgjedhjes se kryetarit te ri me votat e LDK. Me gjithe perafrimin, ky propozim i bere ne kohe te gabuar duket te jete i papranueshem per LVV.

Ne anen tjeter, LVV cdo here e me shume duket se po koketon me idene qe nese deshton marreveshja me LDK te shkohet ne zgjedhje te reja. LVV shpreson qe te fitoj mjaftueshem vota (se paku 52 deputet) per te bere vet qeverine ne bashkepunim me partite nga minoritet joserbe. Por, ky eshte i vetmi skenar qe i mundeson LVV qeverisje pa kushtezime nga partite tjera. Secili opsion tjeter nenkupton hyrjen ne negociata me LDK apo PDK/AAK.

Lidershipi i LVV dhe LDK duhet ti marrin parasysh implikimet e zgjedhjeve te reja nese perseri do te duhet te ulen te negociojne per bashkeqeverisje. Me mire te bejne leshime tani dhe te fillojne punen menjehere, se sa te krijojne ndarje te reja mes votuesve qe kane mbeshtetur ndryshimin me 6 tetor. Cdo kalkulim politik qe bazohet ne forcimin e pozites se partise politike ne kurriz te bashkeqeverisjes per ndryshim eshte shkelje e mandatit qytetar. Votuesi heret apo vone do te hetoj kete tendence dhe do ti ndeshkoj partite qe jane shkaktare te lojes se tille politike.