Deklarata e kryesisë së LDK-së

Pas mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, zëdhënësi Besian Musafa ka thënë se LDK-ja fton Lëvizjen Vetëvendosje të veproj shpejt për të arritur së bashku një marrëveshje.
Mustafa ka deklaruar se propozimi i fundit i bërë nga ekipi i LDK-së është propozim i balancuar dhe reflekton në tërësi rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Në mbledhjen e mbajtur sot LDK trajtoi situatën politike pas mandatit nga ana e presidentit për kandidatin për kryeministër. LDK vlerësoj se vendi ndodhet në një situatë të rënëdësishme politike.
Lidhja Demokratike e Kosovës edhe njëherë shpreh vullnetin për një marrëveshje politike të balancuar me Lëvizjen Vetëvendosje që do të reflektonte në tërësi rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.
Kryesia e LDK konsideron që marrëveshja e propozuar nga ekipi negociues e mbështetur në orientimin e Këshillit të Përgjithshëm e reflekton rezultatin e zgjedhjeve. LDK e fton Lëvizjen Vetëvendosje si parti e parë dhe që ka përgjegjësinë për të formuar institucionet e reja që të veprojë shpejtë për të arritur marrëveshje me LDK-në”, ka thënë ai./IndeksOnline/