75 Mall Live Search
20:18 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Broja merr karton të kuq në pjesën e parë, Partizani e pëson keq

Një debutim tërësisht për t’u harruar ishte për Sormanin në përballjen mes Skënderbeut dhe Partizanit në shifrat 3-2.

Goli i parë erdhi nga Telushi me një penallti të kontestuar në minutën e 8 të takimit. Por kur duhej të mbyllej pjesa e parë, ka ndodhur edhe përmbysja

Rron Broja ka dalë me karton të kuq në minutën e 41 të takimit, pasi u ndëshkua dy herë me karton të verdhë.

Në minutën e 43 do të vinte autogoli i Bitrit dhe vetëm tre minuta më vonë ishte Krasniqi që i dërgoi korçarët në avantazh.

Pjesa e dytë kishte një tjetër rast të kontestuar me penalltinë e dhënë për Partizanin. Nga pamjet e treguara duket një gabim i arbitrit që akordoi 11 metërsh pasi Dita e kapi topin me kokë dhe jo me dorë.

Kjo solli shumë tension në fushë, por Telushi do të gabonte dhe do e nxirrte topin jashtë. Bregu do të nxirrte një kryevepër nga repertori, ndërsa Trashi do të shkurtonte diferencat në sekondat e fundit.