Historiku i Futbollit në Kosovë, ky qytet është “djepi” i futbollit kosovar

Shkruan: Avni Shabani
Kur të konsolidohemi si shtet, kujtoj se do të jetë mirë të e rishkruajmë historinë e shtetit tonë, por edhe të kombit tonë në përgjithësi!
Në këtë kontest jam i mendimit se duhet hulumtuar dhe shkruar apo rishkruar historikun edhe të sportit tonë!
Konkretisht e kam fjalën për lojën më të popullarizuar në botë, futbollit që edhe te ne është sporti më i popullarizuar, pa kurrfarë dyshimi!
Nga shënimet që i kemi përdorë e shfrytëzuar deri tani, del se fillet e futbollit nisin me 1919, ashtu është shkruar e na është “servuar”, kohë kjo kur shqiptarët ishin “qytetarët e rendit të dytë”, të okupuar, të privuar nga çdo e drejtë e lërë më nga futbolli e sporti!
“Tek tuk” ndonjë futbollist ka pasur të drejtë të luajë për ndonjë klub futbollistik, kur nga 1919 në këto hapësira u themeluan klubet e para futbollistike, pikërisht fjala vjen në atë vit kur, pra me 1919, edhe në Shkodër u themelua klubi i parë shqiptar, Vëllaznia!
Por vërtet a është kjo e saktë, apo mbetet dilema deri sot se kur erdhi topi i parë në Kosovë, kur u luajt loja e parë futbollistike?
Nëse bazohemi në mediumet e mëparshme që realisht për ne shqiptarët ishin të censuruara del se kjo ndodhi me 1919 e ndonjë vit më vonë, por nëse bazohemi në fakte tjera del se kjo ka ndodhë disa vite më parë, pas largimit të pushtimit osman dhe para ardhjes e vendosjes së pushtimit të ri të Mbretërisë serbo-kroato-sllovene!
Se është kështu flasin faktet të reja të zbuluara dhe të eksploruara!
Në favor të kësaj teze, argumentohet me librin e të nderuarit, Fahri Buqincës, në librin shkruar për Hitorikun e qytetit më të vjetër të Kosovës, Vushtrisë, i cili dëshmon se topi dhe ndeshja e parë u zhvillua pikërisht me 1916 në lagjen e Badivukëve të Vushtrisë, ku ushtarët Austro-Hungarez ishin të vendosur në këtë sketor, dhe luajtën lojën e parë futbollistike, në këtë qytet të lashtë, ku u mirëpritën mjaft mirë nga vendësit, pas okupimit shekullor otomon, duke marrë parasysh faktin se, para se gjithash u hapën shkollat e para në gjuhën amtare, por edhe u fituan edhe drejta tjera që munguan 500 vite!
Argumenti i dytë është se gjatë vitit 1914-1918, pra kur qëndruan Austro-Hungarezët në pjesën veriore të Kosovës, hapën shkollat e para shqiptare e kulturore, që dëshmon profesori, doktori i nderuar i Historisë, Liman Rushiti në librin e tij kushtuar asaj kohe , “Rrethanat politike-shoqërore 1912-1918”, që nënkuptohet se në kuadër të Shoqërive të themeluara kulturore, arsimore, bënë pjesë edhe sporti pa kurrfarë dyshimi!
Pra duhet të zbardhim përfundimisht këtë fakt dhe të e shkruajmë drejtë edhe historinë sportit në Kosovë, pa drojë e pa ndonjë kompleks dhe të njoftojmë opinionin drejtë e me argument për faktet historike edhe të Sportit!
