75 Mall Live Search
13:59 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Shtrenjtohet çimentoja, reagojnë bizneset

Ngritja e çmimit të çimentos për rreth 25 për qind ka shqetësuar bizneset prodhuese të betonit.

Përfaqësues të bizneseve shprehin shqetësimet e tyre dhe kundërshtimin ndaj lëvizjeve dhe ndryshimeve të çmimeve që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në aktivitetin e tyre ekonomik.

Bazuar në reagimet e bizneseve, Oda e Afarizmit e Kosovës (OAK) shpreh mbështetje në të drejtën e bizneseve për shqetësimet e tyre të argumentuara.

Naim Mahmutaj nga OAK-ja, në një konferencë shtypi, tha se ngritja e çmimit 24.4 për qind është e qartë se “Sharrcemi” është duke e përdorur rolin dominues në treg që t’i rrsë në mënyrë arbitrare çmimet e çimentos.

“Kjo sjellje lë të hapur mundësinë në vazhdimësi të kemi abuzim me pozitën e dominuese në treg që gëzon kjo kompani”, tha Mahmutaj.

Lidhur me këtë rritje, OAK-ja ka kërkuar nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës që të marrë masa ndaj këtyre të çmimeve.

Mahmutaj tha se rritja e çmimeve, ka ndodhur pa ndonjë paralajmërim paraprak. Sipas tij, rritja është e pa përballueshme për bizneset dhe ka ndikim drejtpërdrejt te konsumatorët.

Të pranishëm në këtë konferencë shtypi ishin edhe përfaqësuesit e sektorit të ndërtimit, të cilët theksuan se shtrenjtim i çimentos është i padrejtë.