Llava e ujqve në Istog, shfaqen në 2 fshatra, e mbyt një qen

Ujqit janë shfaqur së fundi në fshatra të Istogut.
Në mëngjesin e sotëm, një llavë e ujqish është parë në fshatin Trubuhoc.
Afër këtij fshati, përkatësisht në fshatin Saradran, banorët thonë se ujqit kanë mbytur një qen.
Ata ndihen të shqetësuar nga prania e tyre, ngase afër kësaj zone është edhe shkolla fillore, ku parakalojnë shumë fëmijë. /IndeksOnline/