Xhaka, i lumtur pranë vajzës dhe vëllait të tij!

Granit Xhaka është një nga futbollistët më të suksesshëm shqiptar, i cili ka arritur të luajë për ekipin e njohur anglez, Arsenalin.
Ai kohët e fundit ka pasur probleme te skuadra e tij, pas konfliktit që pati me tifozët, shkruan Indeksonline.
Por duket se në jetën private ai po kalon ditët më të mira, pasi para pak kohësh u bë baba për herë të parë dhe po e shijon secilin moment pranë vajzës së tij.
Së fundmi ai ka publikuar një fotografi së bashku me vajzën e tij dhe me vëllanë e tij futbollistin Taulant Xhaka. /Indeksonline/
