75 Mall Live Search
17:44 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Kurti e njofton ambasadorin e ri italian për përpjekjet për formimin e institucioneve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe deputetja Albulena Haxhiu kanë pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri italian Nicola Orlando.

Në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se në këtë takim e kanë njoftuar ambasadorin e ri italian për përpjekjet për krijimin e qeverisë.

“Me ambasadorin Orlando bashkëbiseduam për situatën aktuale politike në vend, me ç’ rast e njoftuam edhe për përpjekjet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për formimin e institucioneve të reja të Republikës”.

“Me bindjen që qeveria e re do të formohet së shpejti dhe duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në drejtim të forcimit të institucioneve vendore, z. Orlando i uruam shërbim të mbarë gjatë punës në Kosovë”.