75 Mall Live Search
14:04 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

GP i PDK-së: Kapja e Kuvendit nga “Syri i popullit”, Konjufca të tregojë lidhjet familjare me të dënuarin Ramabaja

Grupi parlamentar i PDK-së, shpreh indinjatë për karakterin parapolitik që i është dhënë Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke qenë në krye të tij ideologu i organizatës terroriste “Syri i popullit”, Glauk Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca, i cili ka lidhje të ngushta familjare me ish- asamblistin dhe ish kandidatin për deputet të VV-së, Sadri Ramabaja, të dënuarin e “Syrit të popullit”, duke heshtur, po mbron veprimtarinë e kësaj organizate terroriste, e cila krijoi lista për vrasjen e kundërshtarëve politikë dhe filloi zbatimin e saj duke bërë atentat.

Me heshtjen e saj, Vetëvendosje po rikonfirmon atë që e kemi thënë vazhdimisht dhe që u vërtetua edhe në gjykatë – se “Syri i popullit” është zgjatim i Vetëvendosjes në praktikë dhe diskurs.

PDK-ja kërkon të ruhet fryma dhe karakteri demokratik i Kuvendit të Kosovës nga çfarëdo individi që asocohet me këtë organizatë terroriste.