75 Mall Live Search
14:22 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Bahri Berisha, edhe tre vjet drejtor i Doganës së Kosovës

Kryeminstri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme i ka vazhduar mandatin edhe për tre vjet Bahri Berishës.

Ai ka thënë se gjatë shërbimit të tij në këtë pozitë ka profesionalizëm e korrektësi, shkruan IndeksOnline.

“Në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese e ligjore, sot, drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ia vazhdova mandatin edhe për tre vjet. Z. Berisha, përgjatë shërbimit të tij në këtë pozitë ka dëshmuar profesionalizëm e korrektësi dhe me seriozitet ka kryer punët dhe përgjegjësitë e tij në këtë institucion shumë të rëndësishëm të vendit. Z. Berisha i uroj punë të mbarë edhe për vitet e tjera!”, ka shkruar ai./IndeksOnline/