Eminem tallet me sfidën që pushtojë rrjetin “Dolly Parton”
Sfida e re “Doly Parton” ka pushtuar rrjetet sociale.
Të famshmit botërorë, por edhe në vendin tonë tashmë janë “infektuar” nga ky trend i ri.
E gjitha filloi të martën kur 74-vjeçarja, Dolly Partoni ndau një postim në Instagram të katër fotove të kundërta të vetes që do të ishin foto të përshtatshme të profileve për platforma të ndryshme të mediave sociale: LinkedIn, Facebook, Instagram dhe Tinder.
Këtë sfidë së fundi e ka realizuar edhe reperi i njohur, Eminem, teksa është tallur duke publikuar disa fotografi në të cilat erdhi mjaft i ekspozuar.
“A e kam bërë si duhet këtë?”, ka shkruar Eminem sipër imazheve.
Ndryshe, Eminem së fundi publikoj albumin e ri “Music To Be Murdered By”./Indeksonline/